Albspirit

Media/News/Publishing

OKB: Sipërfaqja pyjore e Kinës mund arrijë në 23% deri në 2020

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 23 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të Kinës do të mbulohet nga pyjet deri në vitin 2020 nëse zbatohen planet ambicioze paraqitura.

Raporti me titull “E gjelbra është e artë: Strategjia dhe veprimet e qytetërimit ekologjik të Kinës,” u prezantua gjatë sesionit të dytë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEA2) që po mbahet në Nairobi.

Raporti i UNEP analizon dimensionin mjedisor të Planit të 13-të Pesëvjeçar të Zhvillimit të Kinës dhe nënvizon planet e Pekinit për të arritur rinovimin ekologjik.

Ministri kinez i Mbrojtjes së Mjedisit Chen Jining dhe Drejtori Ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, Achim Steiner ishin të pranishëm në prezantimin e raportit.

Raporti thekson gjithashtu se Kina kursimin e ujit dhe reduktimin e lëshimit të karbonit në sajë të përdorimit të teknologjive të pastra në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. (Leftion Peristeri)

Please follow and like us: