Përgatitje për paradën Gjëmimi Rrokullisës
Uashingtoni po gumëzhin këto ditë me zhurmën tradicionale të fundit të majit, kur rrugët e kryeqytetit amerikan mbushen me motoçiklistë nga mbarë Shtetet e Bashkuara. Ata mblidhen këtu për paradën tradicionale Rolling Thunder – Gjëmimi Rrokullisës që zhvillohet çdo vit me rastin e Ditës Përkujtimore që nderon të rënët në luftë.
Tradita filloi në 1987, kur u zhvilluar për herë të parë parada, e nxitur nga një letër të hapur nga një amerikan botuar në një revistë të të apasionuarve për motoçikletat, ku ai bënte thirrje për një paradë për të dëshmuar solidaritet me veteranët amerikanë që figurojnë të zhdukur.
Dje motoçiklistët e mbledhur në Uashington ishin tek Katedralja e kryeqytetit për të marrë bekimin për paradën e sivjetshme.
Nesër, motoçiklistët do të presin para Pentagonit që Sekretari i Mbrojtjes të shpallë fillimin e paradës, pastaj qindra motoçikleta do të përshkojnë bulevardin kryesor, duke u rrutulluar nga selia e Kongresit për të përfunduar në Memorialin e Vjetnamit ku do të nderojnë në heshtje të rënët.