Albspirit

Media/News/Publishing

Premtimet që Donald Trump nuk do mund ti mbajë

 

alberto alesia - donald trump

Nga Alberto Alesina – Corriere della Sera

Kandidati republikan është pranë zyrtarizimit, por edhe nëse fiton garën përballë kandidates Clinton dhe bëhet president, ka disa premtime që ai nuk do të mundet t’i mbajë.

Donald Trump është kandidati i vetëm në garë dhe pritet shumë shpejt zyrtarizimi i tij, një shkatërrim për partinë e tij që ka rënë në kaos, dhe një shkatërrim për gjithë Amerikën dhe mbarë botën nëse ai fitonzgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.

Por çfarë propozon Trump për të bërë në ekonominë amerikane? Ai parimisht premton tre gjëra.

E para – Të rinegociojë gjithë marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë duke kërcënuar futjen e tarifave ndaluese kundër atyre që nuk janë dakord me të. Hapjen pra të një lufte tregtare me Kinën e cila shihet si shkaku kryesor i vështirësive të ekonomisë amerikane. Një sjellje agresive ndaj Europës, kjo është një pikë tjetër e doktrinës Trump. Por provat historike thonë se kjo politikë solli Depresionin e Madh në Amerikë, por duket se Trumpit nuk i intereson.

E dyta – Plani i tij fiskal duket se kërkon të rishkruajë ligjet e aritmetikës. Trump deklaron se do të zvogëlojë borxhin publik amerikan, madje premton se në tetë vite presidencë do ta bëjë zero. Por si pritet ta realizojë Trump këtë mrekulli? Ndoshta me rritje marramendëse taksash, që asnjë ekonomist nuk e sheh të mundur, dhe me eficencë më të lartë shpenzimesh, me pak fjalë: të ulë pagesat për shërbimet publike. Trump thotë se do të bëjë gjithë këtë duke mos kufizuar projektet për infrastrukturat, madje duke i shtuar. E vërteta është se borxhi publik amerikan nuk do të ulet pa një reformë të thellë të pensioneve dhe të asstencës për të moshuarit. Por në fjalimet e Trump kjo nuk zihet në gojë. Praktikisht Trump u thotë amerikanëve që të mos i besojnë aritmetikës as ligjeve të ekonomisë, pasi ai do t’i rishkruajë të dyja.

E treta – Bllokim thuajse total të emigracionit, falë ndërtimeve të mureve dhe ndalimit të hyrjes në SHBA për myslimanët. Kjo temë delikate ka disa argumente të çuditshëm nga Trump. SHBA u bënë kaq të fuqishëm falë fluksit migrues nga gjithë bota. Ky është fakt i pamohueshëm. Pyetja në këtë pikë është: si mundet një kandidat me politika të tilla të gjejë kaq shumë mbështetje? Amerikanët janë shqetësuar në fakt, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, për uljen e rritjes ekonomike dhe frikës nga stanjacioni. Për këtë janë në ankth dhe presin një mrekulli nga Trump, por të fajësosh Kinën për krizën ekonomike amerikane është veçse një akt diversiv, asgjë më tepër.

Amerikanët kanë frikë se borxhi publik do të dalë nga kontrolli dhe besojnë se Trump mund të bëjë ato që thotë. Amerikanët  janë të mërzitur nga “qendrimet politikisht korrekte” dhe duan një politikan ndryshe. Shumë amerikanë kritikojnë Obamën se ka bërë një politikë të jashtme të dobët dhe të pavendosur. Dhe Trump përfaqëson pikërisht anti-politikën dhe një armiqësi ndaj politikës tradicionale.

A janë këto motive të mjaftueshme për t’i dhënë votën Trump? Ndoshta jo, por kjo gjë do parë në zgjedhjet e nëntorit. Sigurisht që nëse Partia Demokratike amerikane do të kishte zgjedhur një kandidat tjetër, jo kaq të diskutuar sa Hillary Clinton, në nëntor nuk do të kishte aspak garë dhe fitorja do të ishte e sigurt. Por, të presim e të shohim.

 

Please follow and like us: