Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria ka 10 deputetë të dënuar dhe të hetuar

Shqipëria ka 10 deputetë të dënuar dhe të hetuar/ Ja lista

Dekriminalizimi, megjithëse një ligj i ashpër dhe i paprecedentë që në fakt nuk ka dhënë asnjë efekt thjesht dhe vetëm na ka treguar kush ka nddruar emrat apo mbiemrat por më e rëndësishmja janë faktet e sjella nga vetë dep[utet për ndalimet apo shoqërimet e tyre.

Më poshtë po sjellim listën e plotë të të gjithë deputetëve që kanë deklaruar se të paktën janës shqëruar, ndaluar apo arrestuar.

Alban Zeneli

Zeneli rezulton i dënuar me 6 muaj burg dhe me 30 000 lekë gjobë. Vepra e kryer është ajo e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe kundërshtim të punonjësve të policisë. Dënimin e parë, Zeneli e ka marrë më 20 gusht të vitit 1992, ndërsa dënimin e dytë me gjobë e ka marrë më 7 korrik të vitit 1996.

 

Zeneli

 

 

Tom Doshi

Është dënuar nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Durrësit me vendim të formës së Prerë nr 18 datë 25/05/ 1990, me një vit burg për akuzën e sjelljes së padenjë në shoqëri, neni 121 dhe 31 / a e Kodit Penal. Më pas përmend dhe urdhër ndalimin me firmën e prokurorit të përgjithshëm që mban datën 26 mars 2015. Më pas  gjykata e Lartë vendosi masën e arrestit shtëpie me vendim nr 15 dt 28/ 03/ 2015. Ky vendim u ndryshua më pas detyrim me paraqitje.

tomaaa

Shkëlqim Selami, deputet i LSI-së

Deputeti i LSI-së  rezulton se ka qenë në hetim nga gjykata e Brindizit pasi dyshohej për një vepër penale të kryer në 2007 por është shpallur i pafajshëm me vendim të formës së prerë po në këtë vit.

shkelqim sleami

Deputeti Mhill Fufi (PD)

Fufi rezulton i përfshirë  në ngjarjet e 14 shtatorit, 1998, për organizim dhe pjesëmarrje ttë paligjshme, hetimet për të cilën janë pushuar. Fufi rezulton person nën hetim edhe për favorizim prostitucioni. Në formularin e plotësuar pranë KQZ-së, ai deklaron se është hetuar për këtë vepër penale. Akuzat në fjalë janë ngritur më datë 06.08.2000 dhe 20.01.2001. I pyetur për masën e sigurisë që është marrë ndaj tij, Fufi qarkon masën e “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie”, por më vonë rezulton se procedimi është pushuar.Fuffi

Formulari i plotësuar nga Mhill Fufi

Arben Ristani (PD)

Ristani rezulton i dënuar me 5 muaj burg dhe me një vit kusht për veprën penale “Dhënie vendimi të padrejtës”, vendim i cili është shfuqizuar më vonë. Ristani u arrestua me urdhër të Prokurorisë në vitin 1994, duke u mbajtur 48 orë prapa hekurave.

Ristani 1

Deputeti Pjerin Ndreu i PS

Pjerin Ndreu kujton arrestimin e tij në 2004  për akuzën e përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike.  Por për këtë akuzë gjykata e ka shpallur të pafajshëm. Për këtë akuzë ndaj tij ishte marrë masa e sigurisë detyrim me paraqitje para policisë gjyqësore. Në qershor 2005 gjykata e Apelit i dha pafajësinë.

Formulari i vetedeklarimit i Pjerin Ndreut

Deputeti Armando Prenga i perjashtuar nga PS

Përmend arrestimin e tij më 5 shtator 2015 pas përleshjes para komisariatit dhe për të cilën vijon të jetë në gjykim. Ndaj tij fillimisht u mor masa e arrestimit burg më pas kjo masë u zhvendos në masën e arrestit detyrim me paraqitje

Formulari i vetedeklarimit i Armando Prenges

 

Parid Cara

Deputeti i PS-së Parid Cara është dënuar  me 800 euro gjobë me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Ferraras Itali. Data e vendimit 02. 03. 2005 për shkelje të Kodit Rrugor

Formulari i vetedeklarimit i Parid Cares

 

Përparim Spahiu

Deputeti i LSI-së rezulton i ndaluar më 17 tetor 2009 për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Për këtë është caktuar masa detyrim me paraqitje. më 14 janar 2010 cështja është pushuar pasi personi nën hetim nuk ka kryer vepër penale.

perparimi

Fatmir Mehdiu, deputet i PR-së

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mehdiu, rezulton person nën hetim në Milano të Italisë. Sipas formularit të dekriminalizimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Mehdiu thotë se arsyeja hetimit ka qenë për “pengim të forcave të policisë në kryerjen e detyrës”, për të cilën më vonë është dhënë pafajësi nga Gjykata e Lartë.

Fatmir Mehdiu-gjykuar

 

Please follow and like us: