Albspirit

Media/News/Publishing

Studimi/ Bibla apo Kurani? Cili është më i dhunshmi?

Studimi/ Bibla apo Kurani? Cili është më i dhunshmi?

Në një analizë për të sqaruar se kush është më i dhunshëm Kurani apo Bibla, u verifikua se fjalët vrasje dhe shkatërrim ishin më të përdorura në tekstet e krishtera sesa në ato islamike, raporton e përditshmja britanike The Independent.

Duke hetuar nëse Kurano është më i dhunshëm se Bibla, një software i inxhinierit Tom Anderson, përpunoi tekstet e dy librave të shenjtë për të gjetur se kush prej tyre përmbante më shumë dhunë.

Në një postim në blogun e tij Anderson shpjegon: “Projekti u frymëzua nga debati publik nëse terrorizmi i lidhur me fondamentalizmin islamik reflekton apo jo diçka të dhunshme për islamin në krahasim me fetë e tjera të mëdha”

Duke përdorur një software analitik tekstesh të zhvilluar prej tij, të quajtu Odin Text, ai analizoi të dyja versionet në anglisht të Testamentit të Vjetër dhe të Ri dhe të Kuranit, të vitit 1957.

U deshën dy minuta që software të lexojë dhe analizojë të tre librat.

Duke kategorizuar fjalët në 8 grupe-Lumturia, Pritja,Zemërimi, Neveria, Trishtimi, Habia, Frika/Ankthi dhe Besimi-analiza gjeti se Bibla qëndronte më lart për zemërimin dhe shumë më poshtë për besimin se Kurani.

Analizat e mëtejshme zbuluan se Testamenti i Vjetër ishtë më i dhunshëm se ai i Riu dhe dy herë më  i dhunshëm se Kurani.

“Vrasja dhe shkatërrimi janë më shpesh të përdorura në Testamentin e Ri me 2.8% më shumë sesa në Kuran me 2.1%. Por Testamenti i Vjetër kryeson me dyfishin se Kuranit, pasi vrasja dhe shkatërrimi përdoret 5.3% herë më shumë, qartësisht dyfishin e librit të shenjtë të myslimanëve.

Megjithatë, Anderson shton se:

“Pikësëpari, dua të bëj të qartë se nuk kam saktësuar apo hedhur poshtë se Isami është më shumë i dhunshëm se fetë e tjera. Për më tepër ne kuptojmë se Testamenti i Vjetër dhe i Ri dhe Kurani nuk janë literatura e vetme në Islam, Krishtërim dhe Judaizëm, as nuk përbëjnë shumicën e mësimeve e këtyre feve”

“Më duhet të nënvizoj se kjo analizë është sipërfaqësore dhe rezultatet nuk kanë aspak për qëllim që të jenë përfundimtare, për Kuranin dhe Testamentin e Vjetër dhe të Ri” përfundon ai.

 

Please follow and like us: