Albspirit

Media/News/Publishing

Telefoni i ZTE që do konkurrojë Samsung e iPhone

Në tregun e telefonave inteligjentë, ZTE është një kompani pak e njohur dhe që ka zënë vend në Kinë dhe disa vende të tjera të varfra. Por kjo mund të ndryshojë. Kompania kineze prezantoi projektin me të cilin synon që të hyjë sidomos në tregun amerikan për të zhvendosur iPhone dhe Galaxy. Bëhet fjalë për telefonin Axon 7, një aparat me parametra akoma më të mira se Galaxy S7. Axon 7 ka një ekran 5.5 inç, 1440 piksel Amoled, ashtu si Galaxy S7, duke lënë pas iPhone6S, LG G5 dhe HTC10. Ka një kamera prej 20 megapiksel e pajisur me sistemin OIS (optical-image stabilization). Është i pajisur me një procesor të fuqishëm Snapdragon 820, që shoqërohet me 4GB RAM.  Sa i përket kapacitetit, mbërrin vetëm me një; 64 GB me mundësinë për të vendosur edhe microSD. Ka një portë USB-C për karikim dhe transferim të dhënash me shpejtësinë më të madhe të mundshme. ZTE pretendon se ka sensorin më të shpejtë dhe më të sigurt për gjurmët e gishtërinjve. Sa i takon çmimit, ende nuk ka një shifër zyrtar, por kompania kineze ka premtuar se të paktën në tregun amerikan ai do të jetë nën 500 dollarë.
Please follow and like us: