The Economist: Ermonela Jaho, engjëlli i zjarrtë i operës
Ermonela Jaho engjëll i zjarrtë i Operas kështu e cilëson prestigjiozja britanike “The economist” sopranon shqiptare e cila pak javë më parë u kurorëzua si fituesja e International Opera Aëarda që cilesohet si Oscar i Operës Botërore.
Arti i mbijeton edhe diktaturës. Pra, nuk është çudi që sopranoja që në fillim të këtij muaji rrëmbeu çmimin vjetor të këngëtarit më të vlerësuar nga lexuesit e Opera Magazine, ka lindur dhe është rritur në Shqipërinë e Enver Hoxhës.
Kështu shkruan prestigjiozja “The Economist” për Ermonela Jahon që është sot padyshim një nga sopranot më të respektuara në botë. Ajo është lindur dhe rritur në Shqipërinë e Enver Hoxhës.
Ermonela shpesh kujton mjedisin në të cilin është rritur. Thjesht me një televizor dhe një kanal londinez, Norman Ëisdom, me fëmijë të cilët quheshin Adriatik sepse kështu quhej deti që duhet të kalonin për të bërë para dhe në sfond gjithmonë muzika polifonike.
Jaho ka një magnetizëm të madh në skenë, të kënduarit e saj plotësohet nga një prani e veçantë fizike. Kur ajo këndoi rolin kryesor në Giacomo Puccini-së “Suor Angelica” në Covent Garden në vitin 2011, tërhoqi të gjithë publikun,shkruan e përditshmja .
Sorpanoja Jaho ka një personalitet të fortë me një bukuri të natyrshme edhe pse shpesh herë i referohet vetes në vetën e tretë, sikur e sheh progresin me sy objektiv. Më vitet e ardhshme Jaho e sheh veten si mësese cka e bën sa herë që kthehet në Tiranë me këngëtarët e rinj, të cilët përpiqen të fitojnë nga zëri i saj.
Në dy vitet e ardhshme në Londër, Neë York, Eashington dhe Paris ajo sërish do të këndoj në veprat “La Traviata” dhe “Madam Butterfly”, por ajo e di kufijtë, ajo e saj vokale dhe kurrë nuk do të luajë Ëagner. Muajin e ardhshëm Opera Rara do të publikojë regjistrimin e saj “Zaza” të Ruggero Leoncavallo, citon “The Economist”.