Angli, shpëtohen 18 emigrantë shqiptarë, anija me të cilën po udhëtonin po mbytej
Një grup prej 18 emigrantësh shqiptarë dhe dy shtetas birtanike janë shpëtuar nga Roja Bregdetare e Britanisë së Madhe pasi rrezikun që të mbyteshin.
Rojet bregdetare të Mbretërisë së Bashkuar kanë marrë një thirrje për ndihmë pasi varka ku ata po lundronin ishte duke u fundosur.
Drejt vendit të ngjarjes, nga Angli u nisën një helikopter dhe një anije për t’u ardhur në ndihmë 18 shqiptarëve dhe 2 kontrabandistëve.
Emigrantët shqiptarë u dërguan në Zyrën e Emigracionit ku dhe u morën në intervistë. Autoritetet u vunë në kërkim të emigrantëve vetëm pasi ata nisën të telefonojnë familjet e tyre nga barka.
Please follow and like us: