Albspirit

Media/News/Publishing

Anija në Greqi, Ministria e Mbrojtjes: Lajmi për trafik armësh, fals

Pas lajmit të publikuar në një gazetë greke për një anije të nisur nga Durrësi që transportonte armë, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar duke e konsideruar fals.

Në një deklaratë për mediat, ministria thotë se tregtimi i  armëve  bëhet vetëm në rrugë tokësore, duke bërë deklarimin përkatës në doganë.

“Megjithëse mediat opozitare nxitojnë të përplasin në faqe të parë çdo lajm abuziv, pa verifikuar as lajmin as burimin, megjithëse lajmi i një gazete greke për një anije të nisur nga Durrësi që transportonte armë dhe kapur në një port grek rezulton tërësisht fals, e megjithëse Ministria e Mbrojtjes nuk ka aspak të bëjë me këtë ngjarje”, sqaron ministria.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes

Megjithëse mediat opozitare nxitojnë të përplasin në faqe të parë çdo lajm abuziv, pa verifikuar as lajmin as burimin, megjithëse lajmi i një gazete greke për një anije të nisur nga Durrësi që transportonte armë dhe kapur në një port grek rezulton tërësisht fals, e megjithëse Ministria e Mbrojtjes nuk ka aspak të bëjë me këtë ngjarje, me qëllim shfrytëzimin e çdo momenti për bërjen transparente të procedurave që Ministria e Mbrojtjes ndjek, informojmë opinionin publik si më poshtë:

MInistria e Mbrojtjes prej shtatorit 2013 e deri më sot ka shitur stoqe të dala jashtë strukturave të Forcave të Armatosura, nëpërmjet strukturave të saj të specializuara, konform të gjithë legjislacionit ndërkombëtar dhe atij të Republikës së Shqipërisë, vetëm në vende anëtare të NATO-s. Transporti është bërë vetëm me rrugë tokësore, duke u deklaruar që në Doganën Shqiptare, në të gjitha vendet tranzit, e deri në doganën e destinacionit final, anëtar i NATO-s.

Kush ka kuriozitet mund t’i drejtohet AKSHE, Doganës Shqiptare dhe gjithë doganave ku mallrat kanë kaluar tranzit ose kanë përfunduar si destinacion final.

Ministria e Mbrojtjes dëshiron të informojë dhe sigurojë opinionin publik se nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) nuk është dhënë asnjë leje apo liçencë eksporti – importi, tranziti apo ndërmjetësuesi (broker), për asnjë anije, peshkarexhë, traget apo çfarëdolloj mjeti lundrimi tjetër.

Please follow and like us: