Aparati për vesh që përkthen gjuhët e huaja në kohë reale
Shumica nga ne e gjejmë veten në disa situata të çuditshme duke tentuar të kuptohemi me një person që nuk flet gjuhën tonë. Por duke iu falënderuar një aparati që shumë lehtë futet në vesh, tani ditët e vështira duke tentuar të kuptohemi do t’i takojnë të kaluarës. Ky aparat quhet “Pilot System” dhe pas kësaj ideje brilliante qëndron kompania Waverly Labs. Kur për herë të parë u lansua në treg në shtator të vitit të kaluar, kjo aperaturë mudësonte përkthimin në kohë reale. Në bashkëpunim me Google Translate dhe Microsoft Skype Translator mundëson që kur futet aparatura në veshin e dëgjuesit “t’i përshpërit” në vesh përkthimin në gjuhën e tij.
Please follow and like us: