Albspirit

Media/News/Publishing

Asambleja Parlamentare e NATOS-s, në tetor me seminar në Prishtinë

 

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili po merr pjesë në punimet e Sesionit Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë , si përfaqësues i Kuvendit i cili në këto punime e ka statusin e vëzhguesit, ka zhvilluar takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme, ku ndër të tjera i ka njoftuar edhe për seminarin që do të organizohet në Prishtinë nga AP e NATO- në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nga data 21 deri më 25 tetor të këtij viti. Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Sipas kësaj komunikate, Haliti zhvilloi edhe takime bilaterale me përfaqësuesit e delegacionit zviceran dhe atij grek. Aty thuhet se në takimin me udhëheqësen e delegacion zviceran në AP të NATO-s, Corna Eichenberger, u diskutua lidhur me çështjet që përfshijnë fushën ekonomike, trajtimin e emigrantëve, si dhe çështjen e pensioneve. Ndërsa, në takim me udhëheqësin e delegacionit grek, Christos Karagiannidis, u diskutuan mundësitë për të ngritur intensitetin e takimeve në mes të parlamentarëve të të dyja shteteve, duke shërbyer kështu në ngritjen e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Please follow and like us: