Autoritet greke ndalojnë për kontroll anijen. E nisur nga Durrësi do shkonte në Libi
Një anije mallrash me flamur me Sierra Leone dhe që transportonte çimento nga Shqipëria në Libi i është ndaluar nga autoritetet greke për t’iu nënshtruar kontrollit në një port grek.
Shërbimet sekrete të cilat citohen nga një faqe online greke Ilia Live kishin informacion se në anije mund të ishte fshehur ngarkese droge ose armë.
Anija transportonte 2700 ton cimento. E nisur nga Durrësi do të shkonte në Tobruk të Libisë. Autoritete franceze kishin dhënë informacion se kishte dyshime se anija transportonte armë.
Të premten e kaluar autoritetet greke ndaluan anijen në portin Katakolo dhe nisën hetimet. Ekzistontë vështirësia e shkarkimit të cimentos pasi shkarkimi i tërë ishte i pamundur. Më pas anija i transferua në Patra ku iu nënshtrua skanimit. Por më vonë u urdhërua lirimi i saj dhe lejimi i udhetimit drëjt destinacionit
Pas verifikimeve anija pritet të largohet pas plotësimit të disa formaliteteve.