Albspirit

Media/News/Publishing

Avionët rusë dhe kinezë “kërcënojnë” ata amerikanë

Avionët luftarakë kinezë dhe ata rusë janë gjithnjë e më agresivë në zbulimin e aeroplanëve ushtarakë amerikane, duke kryer patrullime në Bregun Perëndimor të Amerikës. Oficerët e lartë të Forcave Ajrore të SHBA-ve kanë shprehur shqetësimin e lartë për provokimet e tyre. Herbert Carlisle, i cili kryeson Komandën Air Combat në një intervistë për USA Today, tha se sfida e fluturimeve ajrore ruse dhe kineze në hapësirën ajrore ndërkombëtare, është e rrezikshme. “Shqetësimi ynë është rigjallëruar tek Rusia dhe Kina, të cilët janë bërë shumë agresiv,” tha Carlisle. Të dy vendet kanë për qëllim zgjerimin sferat e tyre të influencës, Rusia në Evropën Lindore dhe në Paqësor, ndërsa Kina në Detin e Kinës Jugore, një hapësirë e kontestuar. “Ndikimi në këto hapësira ndërkombëtare është i kontrolluar vetëm nga ata. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne duhet të vazhdojmë të operojmë në mënyrë të ligjshme në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe rrugëve ujore. Ne duhet të vazhdojmë të diskutojmë me ata”, tha ai.

 

Please follow and like us: