Albspirit

Media/News/Publishing

Bleona tërbohet keq, shpërthen me fjalor rruge kundër gazetarëve

Këngëtarja e cila njihet për marrëdhënien e saj problematike me gazetarët, ka shpërthyer në fyerje dhe sharje publike, duke dashur të sqarojë një shkrim botuar në rubrikën “Paparazzi”, pak ditë më parë këtu në “LAPSI.AL”.

Performanca e Bleonës në darkën e organizuar gjatë festivalit të Kanës, u komentua për shkak të veshjes që 37-vjeçarja kishte ricikluar. Fustani që këngëtarja u paraqit në Francë, rezulton i njëjti me atë që ajo veshi në skenën shqiptare, 4 vite më parë!

Duke cituar as më pak e as më shumë, disa foto dhe info të publikuara ekskluzivisht në opinion.al (si partner mediatik i udhëtimit të Bleonës në Kanë), lapsi.al informoi lexuesit se këngëtarja doli para biznesmenëve e shoqëruar nga trupa e baletit të Tv Klan.

Por, artikulli në fjalë duket se ka ndezur zemërimin e këngëtares! Me një fjalor aspak të denjë për një figurë publike, që është në qendër të vëmendjes, e cila supozohet se edukon fansa e breza të rinj ndjekësish, Bleona Qereti ka shpërthyer me akuza, vetëm për shkak të publikimit të fakteve dhe kurrësesi hamendësimeve. (lexo këtu)

“Për të gjithë ‪#‎QELBESIRAT ‪#‎INJORANTE ‪#‎NEGATIVE me 150 mijë lekë rrogë mujore që më bëjne mua “llogaritë” pse e kam veshur të njëjtën veshje kur kam ‪#‎argetuar “disa biznesmenë” në‪#‎CANNES‪#‎SQARIM: 1 Ata”biznesmenët”quhen @cinemoi!!!! 2 ISHTE NJË EVENT BAMIRËSIE NUK ISHTE EVENT ARGËTIIMI!!!! 3 “Evente Argëtimi” bëni ju që të mbani vendin e punës – JO UNË!!! Kështu që “PUNONI FORT” këtë muaj duke shkruar sa më shumë ‪#‎idiotësiraqë të justifikoni ‪#‎injorancën tuaj!! 4 Veshja mbas performancës i është ‪#‎dhuruar @cinemoi për t’u shitur në ‪#‎ankand në mënyrë që të ndihmojme sa më shumë fëmijë!!! Dhe ky koncert ËSHTË PIKËRISHT DOKUMENTIMI SI RRI KY KORSET NË TRUP!!!!!” – shkruan Bleona në facebook.

Bleona Qereti e cila njihet për përplasjet edhe në të shkuarën me gazetarë si, Iva Tiço apo Arian Çani(lexo këtu), duket vërtetë në hall. Kritikat nuk i pëlqejnë dhe mënyra më e lehtë për t’iu kundërpërgjigjur atyre që mendojnë ndryshe, është fyerja dhe sharja.

Cilado qoftë gjendja psikologjike e këngëtares, para se ajo të dalë nëpër emisione e të japë leksione për eksperiencën amerikane, ndoshta Bleona do duhet të mësojë për vete nga sjellja e yjeve të show biz-it që thotë se u takon. Si do të reagonte komshija e saj Rihanna, pas publikimit në tabloidin X, të “një skandali” të tillë? Po Beyonce, pse e ruajti qetësinë në ashensor, kur mësoi se Jay Z e tradhëtoi? Ndoshta këto, e shembuj të tjerë pa fund, do ta qetësonin Bleonën e pse jo, do t’i jepnin asaj madhështinë që dëshpërimisht po kërkon.

Please follow and like us: