Albspirit

Media/News/Publishing

Burri lan tapetet nën kërcënimin e gruas, ikën koha e vargjeve të Çajupit

Burri lan tapetet nën kërcënimin e gruas, ikën koha e vargjeve të Çajupit (Foto)=

Vargjet e Çajupit: “Burrat nën hije lozin kuvendojnë, pika që s’ju bie se nga gratë rrojnë”, duket se nuk “pijnë” më ujë në Shqipërinë e sotme.

Ky burrë nga Elbasani është shembulli më i mirë i “emancipimit” që po ndodh në Shqipëri në formën më normale të saj dhe ndarja e punëve nuk bëhet më sipas gjinisë.

Mesa duket burri në fjalë është kthyer në një formë shakaje të ditës edhe nga raportuesit tanë, të cilët na i ka nisur imazhet nën përshkrimin “Stop dhunës ndaj burrave”. Madje këtë e ilustrojnë edhe me pamje ku duket qartë autoriteti i gruas që ndodhet atje, me shkopin kërcënues mbi shpinë.  Dhunë ndaj burrit apo ndarje detyrash në familje është e vështirë ta ndajmë.

Burri nga ana tjetër po punon me shumë zell dhe ka marrë detyra specifike nga gruaja që ta përfundojë punën sa më parë.