Elbasan, vendoset busti i Haxhi Veliut
Në Teqenë e Baba Xhemalit në Elbasan është përuruar këtë të diele vendosja e bustit të Haxhi Bektash Veliu, themeluesit të doktrinës së bektashizmit, i cili është një urdhër fetar islam me doktrinë të veçantë.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë me qindra persona mes të cilëve shumica besimtarë të bektashizmit dhe jo vetëm.
Bustin e Haxhi Bektash Veliu e zbuloi kryegjyshi botëror, Baba Haxhi Edmond Brahimaj, i cili tha se Elbasani është qendra e bektashizmit në Shqipëri dhe se nga Elbasani kanë dalë mjaft figura të shquara që i kanë shërbyer me devotshmëri kësaj doktrine.
Ndërkaq po gjatë të dielës është bërë zhvendosja e eshtrave të Baba Sherifit nga Tyrbja e Teqesë së Baba Xhemalit, në Teqenë e Madhe të Elbasanit.