“Fundjava ndryshe”, ftesë në SHBA për të ndihmuar shqiptarët e varfër
* “Fundjava Ndryshe” është ftuar nga shqiptarët që jetojne në Shtetet e Bashkuara të Amerikes për të krijuar urën lidhëse të dy vendeve në bamirësi.
Një nga bashkëthemeluesit e organizatës, Arbër Hajdari, do të udhëtojë javën tjetër në SHBA, ku qindra bamirës të tjerë shqiptaro-amerikanë e kanë ftuar të hapë atje një zyrë për të mbledhur ndihma për të varfërit shqiptarë.
Ai së bashku me mikpritësit e tij do të zhvillojë në New York një tubim, të enjten, 19 maj 2016, në orën 6 pasdite për të diskutuar qëllimet e fondacionit dhe për të koordinuar më mirë këtë veprimtari bamirëse nga SHBA drejt Shqipërisë.
Krahas ndihmës së shpejtë në ushqime, detergjente dhe veshmbathje, Fondacioni “Fundjava Ndryshe” po mundohet t’i ndihmojë këto familje të varfra edhe me mbështetje afatgjatë në dokumenta dhe regjistrimin e fëmijëve të tyre nëpër shkolla.
Kontakt: Fundjavë Ndryshe
*Mundesi.Al duke filluar që nga dita e sotme do të jetë një partner mediatik i “Fundjavës Ndryshe” me qëllimin e mirë për të përhapur nismën “Bamirësia nuk të varfëron”.