Albspirit

Media/News/Publishing

Gary Johnson, kandidat i liberalëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Gary Johnson, kandidat i liberalëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Partia Liberale në Shtetet e Bashkuara ka nominuar Gary Johnson si kandidat të saj presidencial.

Ish-guvernatori i Nju-Meksikos ka fituar në balotazh në konventën e partisë, të mbajtur në Orlando të Floridës, raporton BBC. Kundërshtarë të tij ishin biznesmeni Austin Petersen, dhe themeluesi i kompanisë së programeve anti-virus, John McAfee, i cili pati ikur në Belize, pasi policia synonte ta merrte në pyetje për një rast vrasjeje. Johnson ka qenë kandidat i partisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në SHBA, duke marrë 1.2 milion vota, apo më pak se 1 për qind. Johnson u ka thënë delegatëve liberalë se sinqeriteti i tij do të tërheqë votuesit e pakënaqur në zgjedhjet e nëntorit. Kundërshtarë të tij në zgjedhje pritet të jenë Donald Trump nga radhët e Partisë Republikane dhe Hillary Clinton nga radhët e Partisë Demokratike

Please follow and like us: