Google heq fjalëkalimet
Google është afër largimit të fjalëkalimit tradicional.
Drejtori i Teknologjisë së Avancuar në Google, Dan Kaufman tha se kompania është duke testuar një teknologji të re e cila do t’i zëvendësojë fjalëkalimet.
Programi i quajtur TRUST API do të përdorte disa senzorë në celularin tuaj për të përcaktuar nëse jeni ju ai që po tentoni të keni qasje në të.
Një aplikacion i tillë do të kërkonte një shkallë më të lartë të njohjes së përdoruesit, sesa në rrjete sociale, transmeton Gazeta Express.
TRUST API do të ishte më e avancuar se edhe çelësi i mençur që tashmë ekziston në sistemin operativ Android. Ai sistem përdorë senzorë për të skanuar fytyrën dhe mënyrën se si ecni.
Kufman tha në konferencën e zakonshme të Google se deri në fund të vitit kjo teknologji do të jetë në dispozicion për zhvilluesit e Android.