Hakerët më të rrezikshëm e të gjithë kohërave
Hakerët përdorin aftësitë e tyre të jashtëzakonshme për t’u qasur ilegalisht nëpër të dhënat e rëndësishme, transmeton koha.net. Megjithatë, ata e bëjnë këtë për të treguar aftësitë e tyre, dhe nuk konsiderohet ilegale derisa qasja në të dhëna të bëhet për të mbledhur ato dhe më pas të përdoren për aktivitete ilegale.
Hakerët kryesisht përdorin dobësitë e sistemit për të vjedhur informacione. Disa hakerë kanë qenë shumë të njohur në botë, jo vetëm për aftësitë e tyre për të hakuar, por edhe për përdorimin e tyre për të përfituar ilegalisht nga ato. Këta janë hakerët më të famshëm të të gjitha kohërave në botë.
10. Gary McKinnon
Në vitin 2001, McKinnon ka përdorur aftësitë e tij kompjuterike për t’u qasur në sistemin e ushtrisë amerikane. Ai posa është qasur në sistem, ka filluar të fshijë disa të dhëna të rëndësishme, dhe ka shkaktuar dëme të mëdha financiare. Hakeri është akuzuar për kryerjen e hakimit më të madh të të gjitha kohërave në ushtri.
9.Micheal Bevan dhe Richard Pryce
Dy britanikë janë qasur në sistemin e Forcave Ajrore të SHBA-së, NASA dhe NATO-s në vitin 1996 dhe kanë filluar të fshijnë të dhëna. Ata ka qenë shumë afër shkaktimit të fillimit të një luftë në mes të SHBA-së dhe Koresë së Veriut për shkak të vjedhjes së të dhënave të ndjeshme në programe nukleare.
8. Kevin Mitnick
Ai është akuzuar për hakim të sistemeve telefonike dhe kompjuterike, ku ka arritur edhe t’i ndryshojë të dhënat, pastaj edhe për përfshirje në hakim të miliona emaileve.
7. Vladimir Levin
Rusi ka arritur që të qasen në serverët e bankës “Citibank”, dhe ka vjedhur 10 milionë dollarë, e edhe pse është arrestuar kjo bankë ka arritur që të rikthejë vetëm 400 mijë dollarë.
6. Micheal Calce
I njohur si “MafiaBoy”, një student i shkollës së mesme në Kanada, ka lansuar një sulm në Yahoo, FIFA, Dell, Amazon, eBay dhe CNN, duke shkaktuar dëme deri në 1 miliardë dollarë ekonomisë globale.
5. Jeanson James Ancheta
Ancheta ka arritur që të qaset në më shumë se 500 mijë makina kompjuterike për të krijuar “botnets” (e njohur si ushtri zombi).
4.Adrian Lamo
Lamo ishte një haker mobil, i cili ka sulmuar sistemet kompjuterike duke përdorur vende publike, si internet kafe e kafenetë. Lamo është paksa më ndryshe se të gjithë të tjerët, pasi ka arritur që jo vetëm t’i gjejë dobësitë, por edhe t’i vë ato në sistemet e hakuara.
3. Owen Walker
Walker ka përdorur pseudonimin AKILL, ndërsa ka krijuar virusin e njohur “Akbot”, i cili ka shkaktuar dëme rreth 26 milionë dollarësh.
2. Albert Gonzalez
Hakeri Kuban ka kryer hakimi më të madh në botë me kredit kartela dhe ATM gjatë vitit 2000, ndërsa ka arritur të vjedhë 200 milionë dollarë.
1.Astra
ASTRA vazhdon të operojë nën pseudonimin e tij, pasi identiteti i tij ende nuk është zbuluar. Autoritetet greke besojnë se ai është një 58 vjeçar matematikan, ndërsa ka shkaktuar dëme me vlerë rreth 360 milionë euro. Sulmet më famëkeqe të tij përfshijnë edhe sulmin kibernetik në ushtrinë franceze, ku ai ka vjedhur e shitur plane për ndërtimin e aeroplanëve luftarak dhe armëve të ndryshme.