Albspirit

Media/News/Publishing

Irak: Forcat elite qeveritare në pozicione afër Falluxhës


Fortcat speciale irakiane duke luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik

Forcat kundër terroriste të qeverisë së Irakut janë vendosur në periferi të qytetit Falluxha, për të parën herë prej 22 majit, kur ka filluar operacioni për rimarrjen e kontrollit nga militantët e Shtetit Islamik.

Këto forca irakiane, që janë më të stërviturat dhe njësia më e dëshmuar në luftë, këto pozicione i kanë marrë dje.

Por, nuk është e qartë se kur do të filloj sulmi direkt për marrjen e Falluxhës, që është e okupuar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, prej vitit 2014.

Falluxha, që është afro 50 kilometra larg kryeqytetit Bagdad, është njëri nga dy qytetet e mëdha në Irak, që ende mbetet nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik. Qyteti tjetër është Mosuli.

Ushtria amerikane ka njoftuar se 50 mijë civilë mbesin të bllokuar në qytet dhe se atyre nëpërmjet fletëve të hedhura u është rekomanduar që tu shmangen hapësirave ku janë luftëtarët e Shtetit Islamik, ndërsa në kulmet e ndërtesave të tyre të vendosin fletë të bardha.

Please follow and like us: