Albspirit

Media/News/Publishing

Ja ku jetojnë poetët e mëdhenj që nuk dinë shkrim

Edhe pse nuk dinin të shkruanin, indo-europianët dashuronin poezinë (natyrisht të përcjellë gojarisht). E pohojnë studiues të ndryshëm francezë dhe anglezë, duke u nisur nga analizimi i karakteristikave të përbashkëta të shumë teksteve në greqishten e lashtë dhe në sanksrinishte, që bën sipas tyre të mundur ndërtimin e një “metrike ariane”.

Po këta studiues u atribuojnë indoeuropianëve shpikjen e vargut, i nënkuptuar si një frazë e përbërë nga një numër fiks rrokjesh, edhe pse në fillesë nuk merej parasysh gjatësia e vetë rrokjeve, sic ndodhi më pas në greqisht dhe latinisht.

Tipike e letërsisë indoeuropiane duket se ka qenë një figurë retorike e përbërë nga pohimi i një koncepti që ndiqet me mohimin e të kundërtës. Për shembull: “një grua e bukur, joe shëmtuar”, me efektin e forcimit të idesë së shprehur.

Tipike ishte edhe e ashtuquajtura mbyllja-unazë, domethënë përmbyllja e një vargu me të njëjtën fjalë me të cilën ishte nisur. Shumë kompleksë në poezi, indoeuropianët ishin të ndjeshëm ndaj artit figurativ.

Please follow and like us: