Jeta brenda Ushtrisë së Koresë së Veriut

Koreja e Veriut është vendi më i paeksploruar në botë. Ajo që dihet botërisht është që në këtë vend ka një diktaturë të ashpër dhe një shoqëri shumë e militarizuar, ndonëse është epoka e internetit. Ushtria e Koresë së Veriut ka 1.2 milionë ushtarë dhe kështu është ushtria e katërt më e madhe në botë. Shërbimi ushtarak është 10 vjet i detyrueshëm për meshkujt (më pak në rast që ata shkojnë në universitet) dhe që nga viti 2015 është bërë i detyrueshëm edhe për gratë. Reuters së fundmi i ka publikuar disa fotografi të rralla të ushtrimeve dhe trajnimeve të ushtarëve të Ushtrisë së Koresë së Veriut. Më poshtë mund t’i shikoni disa prej këtyre fotografive.






