Albspirit

Media/News/Publishing

Përkujtohet burri që shpëtoi 669 fëmijë nga Holokausti

nicholas-winton

Të mbijetuarit e Holokaustit, që ishin në mesin e qindra fëmijëve që u shpëtuan nga birri i ashtuquajtur si “Oskar Schindler i Britanisë”, janë mbledhur për të përkujtuar heroin e tyre që vdiq vitin e kaluar në moshën 106 vjeçare, shkruan Daily Mail. Sir Nicholas Winton, kishte shpëtuar shumë fëmijë në Çekosllovaki në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Winton u kishte ndihmuar familjeve hebreje që t’i dërgonin fëmijët e tyre në Londër në vend se ata të shkonin në kampe të koncentrimit. John Fieldsend, njeri nga të mbijetuarit që tani është 84 vjeç, e kishte përshkruar Sir Nicholas si “një njeri të mahnitshëm”. Ndërsa të tjerët që ishin fëmijë kur ndodhi Lufta e Dytë botërore, thonë se për gjithçka që kanë i detyrohen atij.

Please follow and like us: