Pica më e gjatë në botë
Më shumë se 100 shefa kuzhine kanë vënë një rekord të ri në Librin e Guiness’it të enjten në Naples në Itali, duke pjekur një picë të gjatë mbi 1,5 kilometra.
Për tu përgatitur kjo picë masive, që është prezantuar përreth bregdetit të këtij qyteti, janë dashur më shumë se 4,400 kilogramë miell, 3500 domate dhe 52 galonë me vaj ulliri, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
Sado që jeni të dashuruar pas picave, nuk ka shans të ta hani këtë të librit të Guinness.
Please follow and like us: