Roja Bregdetare Italiane shpëton qindra migrantë
Qindra migrantë mbërritën sot në Itali, pasi u shpëtuan gjatë lundrimit në Detin Mesdhe.
Anije të Rojes Bregdetare Italiane zbarkuan me migrantët në portin e Reggio Calabrias. Mbi 100 migrantë të tjerë besohet të kenë gjetur vdekjen në përpjekje për të kaluar Mesdheun. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Afrika Veriore.
Autoritetet thonë se mbi 1000 migrantë u shpëtuan nga anije të mbingarkuara në rrezik të fundoseshin. Ngrohja e motit dhe qetësimi i detit e bëjnë më tërheqës udhëtimin përmes Mesdheut, i cili mbetet shumë i rrezikshëm dhe u kushton jetën shumë prej migrantëve që e marrin këtë rrugë.
Please follow and like us: