Thëniet më të paharrueshme të historisë
Nga shprehja “Lëri të hanë tortë” e Marie Antoniette tek “Erdha, pashë, fitova!” e Jul Çezarit, historia është e mbushur me thënie të paharrueshme.
Neil Armsrongu: “Është një hap i vogël për njeriun, por një kërcim gjigant për njerëzimit”
Më 20 korrik të vitit 1969, ndërsa Neil Armstrong u bë njeriu i parë që shkeli në Hënë, ai e shënoi ngjarjen e rëndësishme me këtë deklaratë. Pasi bëri tre hapa në planetin e ri kur zbriti nga anija e tij Apollo 11, Armstrong tha këtë frazë të pavdekshme. Ai më pas eksploroi sipërfaqen e Hënës për 2 orë e gjysëm.
Marie Antoinette: “Le ta hanë tortë!”
Sipas legjendës popullore, kjo ishte përgjigja ironike që Marie Antoniette i tha popullit francez kur ato po vdisnin urie dhe nuk kishin mundësi të blinin bukë. Kjo thënie, që i atribuohet asaj, është bërë simbol i dekadencës së pashpirt të monarkisë së Francës në prag të Revolucionit Francez.
Wiston Churchilli: “Ne do të luftojmë në plazhe…por nuk do të dorëzohemi kurrë”
Gjatë karrierës së tij politike, Wiston Churchill ka mbajtur shumë fjalime ikonë në prag të luftërave dhe vështirësive. Churchill është njohur si një nga folësit më frymëzues të historisë. “Ne do të luftojmë në plazhe” është ndoshta një nga fjalimet më fondamentale që transformoi situatën nga një humbje poshtëruese në një triumf të mrekullueshëm të trimërisë dhe vendosmërisë.
Mbretëresha Victoria: “Ne nuk jemi të kënaqur”
Sipas historisë kjo ishte përgjigja e Mbretëreshë Viktorias pas një anekdote pa takt që bëri një mysafir në një festë gjatë një mbrëmje në Uinsdor. Kur thotë “Ne” ajo nuk i referohej stafit mbretëror, por e kishte fjalët për të gjithë zonjat që ishin të pranishme në mbrëmje, që sipas saj nuk ishin argëtuar aspak nga gjëja vulgare që i ftuari tha.
Jul Çezari: “Erdha, pashë, fitova”!
E përkthyer nga gjuha latine “Veni, vidi, vici” është shprehja që i atribuohet perandorit romak Jul Cezari, që e përdori këtë term për t’u mburrur në një farë mënyre me sukseset e tij ushtarake. Sipas legjendave historike, Cezari i tha këto tre fjalë si një mesazh drejtuar Romës për ta njoftuar për suksesin e tij në betejën e Zelas.
Franklin Rusvelti: “E vetmja gjë që duhet të kemi frikë, është frika vetë”
Këto fjalë të famshme u folën gjatë fjalimit të parë inaugurues të Franklin Rusvlet në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Uashignton më 4 mars 1933. Pas fitores në zgjedhje kundër republikanit Herbert Hoover në vitin 1932, Rusvelti u bë Presidenti i 32 i Shteteve të Bashkuara. Ai u bë i pari president që shërbeu për 4 mandate.
Oskar Uaildi: “Ka vetëm një gjë të keqe në jetë se sa të përflitesh, të mos flitet fare për ty”
Kjo frazë është marrë nga romani “Piktura e Dorian Gray” i shkrimtarit të njohur Oskar Uaild, mes shumë të tjerash. Në vitin 2007 Uaild është votuar si mendja më e madhe e Britanisë në një sondazh prej më shumë se 3000 komedianësh, duke lënë prapa Uiston Churchill, Spike Miligan dhe Noel Couard. Mbretëresha Elizabeth I: “E di që kam trupin e një gruaje të dobët, por kam zemrën dhe stomakun e një mbreti, dhe të një mbreti Anglie gjithashtu”. Ky pohim i pushtetit mbretëror nga Elizabeta I ishte pjesë një fjalimi që mbretëresha bëri në një nga momentet më të errëta të Anglisë, ndërsa vendi përballej me kërcënimin e një sulmi të mundshëm nga Armata Spanjolle. Apeli i Elizabetës i bënte thirrje dhe kishte si qëllim motivimin e trupave angleze të mbledhur në Tilbury në gusht të vitit 1588 teksa prisnin ardhjen e një force të madhe pushtuese nga spanjollët. Me fjalët e saj mbretëresha e portretizoi veten si një luftëtare e gatshme për të luftuar për kombin e saj.
Eleanor Roosevelti: “Femrat janë si qeset e çajit…nuk e di se sa të forta janë derisa i fut në ujë të nxehtë”
Ndërsa bashkëshorti i saj, Franklin D. Roosevelt, po shërbente si president i SHBA në mes të 1933 dhe 1945, Eleanor Roosevelt ripërcaktoi rolin e Zonjës së Parë me anë të angazhimit të saj aktiv në politikë. Një luftëtare e sinqertë social edhe ambasadore e hershme e Kombeve të Bashkuara, Eleanor u angazhua edhe në punën e të drejtave të njeriut, duke luajtur një rol të rëndësishëm në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut në vitin 1948. Asaj i atribuohen shumë thënie inspiruese si “Askush nuk mund t’ju bëjë të ndiheni inferior pa miratimin tuaj” ose “Bëni diçka që ju frikëson çdo ditë”. /TO/
Please follow and like us: