Tinder vs 3nder, beteja e rrjeteve sociale
Platformat e rrjeteve sociale sa vijnë e shtohet, po ashtu edhe konkurrenca dhe ‘lufta’ për zgjerim.
E tillë është beteja e radhës mes Tinder dhe 3nder (shqiptohet: Thrinder), dy rrjete sociale të ngjashme që mundësojnë njohje të reja online. The Guardian shkruan se Tinder ka paditur 3nder duke kërkuar në gjykatë që të ‘zhduket’ nga interneti dhe të fshijë të gjitha të dhënat që ka me këtë emër. Padia bazohet tek ngjashmëria fonetike që kanë dy rrjetet sociale. Tinder thotë se 3nder ngatërrohet lehtësisht në shqiptim me emrin e tij dhe këtë e konsideron si shkelje të së drejtës së autorësisë. 3nder ka reaguar ndaj padisë së Tinder duke thënë se dashuria nuk mund të monopolizohet dhe ka ftuar të gjithë përdoruesit e vet që të publikojnë në shenjë protestë në Twitter foto të çorapeve të tyre. Nga vetë emri dhe ndryshe nga Tinder që përqendrohet vetëm tek njohjet e reja, 3nder është përqendruar çifte që kërkojnë njohje të reja për ‘treshe’.