Albspirit

Media/News/Publishing

Transeksualja përdhunohet mbi 2000 herë në burg

boggo-road

Një grua transeksuale ka folur për “ferrin” që ka përjetuar pasi është përdhunuar dhe abuzuar për më shumë se 2000 herë në një burg meshkujsh. Gruaja e njohur vetëm prej pseudonimit të saj, Mary, ishte e burgosur për katër vjet pasi kishte vjedhur në veturë. Ajo ka thënë se abuzimi seksual kishte filluar sapo ajo kishte hyrë në burgun Boggo Road Goal në Brisbane dhe eksperienca e saj ishte aq e tmerrshme sa ajo më mirë do të vdiste “se të shkonte sërish në burg”. “Në fillim të kërkojnë seks në shkëmbim të mbrojtjes”, ka thënë ajo, shkruan The Independent. “Ata ose provojnë të të manipulojnë ose të kërcënojnë duke të kërkuar seks, dhe pasi hyn në marrëdhënie seksuale bëhesh target i lehtë për të tjerët që duan të kenë hisen e tyre në seksin me ty, çka është më shumë si përdhunim se seks konsensual”. “Të bën të ndjehesh tmerrshëm, por nuk ke asnjë rrugëdalje tjetër për ta mbrojtur veten”. Mary ishte transferuar disa herë nga burgu në burg, por thotë se Boggo Road ishte më i dhunshmi dhe atje ajo e vuajti abuzimin më të madh.

Please follow and like us: