Transplanti i penisit të amerikanit demokrat kolapson konspiracionistët
Një njeri që vuante nga kanceri, i është nënshtruar operacionit të parë të llojit të vet në historinë e mjekësisë, qe përfshinë transplantimin e penisit. 64 vjeçari Thomas Manning, e ka kryer operacionin në Spitalin General në Massachusetts në Boston, duke qëndruar nën operacion për 15 orë.
Operacioni është kryer si pjesë e një studimi për t’iu ndihmuar viktimave të luftës, pacientëve të sëmurë me kancer dhe të lënduarve nëpër aksidente, raporton New York Times. Manning, një demokrat i majtë, vuante nga disa lëndime pas një aksidenti në punë, ku ishte lënduar me një pajisje të rëndë. Gjatë trajtimeve mjekësore, doktorët kishin vërejtur se në organin e tij gjenital kishte filluar të formohej kanceri. Ndonëse është i rrallë si lloj kanceri, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shënuar 20130 raste të reja dhe nga ky kancer pritet të vdesin 340 persona në vitin 2016. Për ta larguar kancerin, doktorëve iu është dashur që ta largojnë pjesën më të madhe të penisit, duke i lënë vetëm një copë të vogël, rreth 1 cm. Kjo i pengonte atij në jetën intime dhe në funksionim normal. E më pas, Manning kishte vendosur që t’i nënshtrohej procedurës për transplant, 1 vit pasi kishte jetuar pa penis. Ai tani është rikuperuar nga operacioni dhe e ka rikthyer jetën që e kishte. Ngjarja ka sjellë tronditje të madhe te konspiracionistët amerikanë, që i kanë kthyer sytë nga homologët e Ballkanit, sidomos njëri nga Shqipëria që lëviz kryelartë me dyzet çelsa në duar.