Ukrainë: Luftimet në pjesën lindore po intensifikohen
Ushtria e Ukrainës thotë se luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës, kanë shënuar përshkallëzim.
Zyrtari i lartë qeveritar, Andriy Lysenko, tha mbrëmë se gjatë luftimeve aktuale një ushtar ukrainas është vrarë.
Luftëtarët e mbështetur nga Rusia e kanë akuzuar ushtrinë se i ka ndërmarrë dhjetëra sulme gjatë ditëve të fundit.
Të dy palët e akuzojnë njëra-tjetrën për mosrespektim të armëpushimit.
Ngritje të dhunës ka parë edhe një patrullë e Misionit special të monitorimit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), ndaj të cilit është shtënë në rajonin e Donjeckut, para dy ditësh.
Shefi i misionit, Ertugrul Apakan, e ka dënuar këtë sulm, në të cilin askush nuk ka pësuar lëndime.