Albspirit

Media/News/Publishing

Zhdukja e adoleshentes në Durrës, zbulohet letra e saj

Gazie-KazijaZhdukja e adoleshentes nga Sukthi i Durrësit, Gazie Kazia, duket se ka qenë me dëshirën e saj. Ndërsa prej më se dhjetë ditësh familjarët e kanë deklaruar të zhdukur, zbulohet një letër që 16- vjeçarja ka lënë për familjen.

Në të ajo shkruante se largohej me dëshirën e saj, me një djalë që e kishte njohur në Facebook, me të cilin ishte lidhur.

Por qysh prej zhdukjes së saj mesnatën e 17 majit, prej Gazies nuk ka asnjë gjurmë, duke bërë që policia të jetë në kërkim të saj, ndërsa familja e shqetësuar.

vajzaAjo u largua me një taksi e cila parkoi në mesnatë para shtëpisë.

Për të ndihmuar organet përkatëse, nëna e vajzës shprehet se i ka vënë në dispozicion policisë dy numrat e telefonit që u gjetën në tavolinën e kompjuterit, ku rrinte e bija. Rezultoi se njëri prej numrave i përkiste një taksisti që banonte një rrugicë larg vendit ku ndodhet familja Kaziaj.

Sipas dëshmisë së nënës së të zhdukurës taksisti është një person i njohur pasi më parë ka hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre, pasi ka punuar dhe në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve. Po sipas saj ai është një njeri që e njeh familjen. Sipas gruas taksisti ka deklaruar se e ka marrë vajzën natën së bashku me një djalë që nuk e njeh dhe e ka dërguar te stacioni i plepave në plazh, ku dhe ka zbritur.

Gruaja shprehet se vajza nuk ka pasur ndonjë djalë me të cilin shoqërohej, por kohët e fundit përdorte shumë celularin.

Ndërkohë babai i adoleshentes, i cili pas zhdukjes së të bijës u kthye nga emigracioni në Greqi, është konfliktuar me shoferin, duke i kërkuar sqarime, dhe më pas e ka qëlluar. Kjo ka bërë që ai të shpallet në kërkim dhe të humbë gjurmët.

Please follow and like us: