Albspirit

Media/News/Publishing

Zhvishet Eliona Pitarka

eliona3

Eliona Pitarka, aktorja provokuese e spektaklit të humorit “Apartamenti 2 XL” ka nisur sezonin e plazhit për këtë vit, me disa foto të nxehta, ndërsa është duke marrë rrezet e para të diellit në breg të detit. Përveç rroba banjave shumë të veçanta, ajo nuk ka se si të mos bjerë në sy për format e lakuara, pas një sezoni intensiv në palestër. Edhe kësaj herë ka pozuar në atë mënyrë duke i fokusuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale te fundshpina e rrumbullakosur, që disa ndjekës e kanë cilësuar dhe paksa të ekzagjeruar për një vajzë elegante. Por modelja 25-vjeçare na tregon se si ka arritur të ketë trup me forma dhe cila është ndjesia që i jep lakuriqësia në foto artistike, apo edhe në foto që i bën vetë për qejf, si në këto foto me bikini që shihni.

eliona-3-350x350

Protagonistja e “Apartamentit 2Xl” zbulon se si është jeta e një vajze me forma joshëse, mesazhet që merr në rrjetet sociale dhe komentet për vithet e rrumbullakosura. Karrierën në televizion e nisi si modele, më vonë si spikere lajmesh në “Zjarr Tv” me gjoks të ekspozuar, ndërsa tani e shohim si protagonisten seksi në spektaklin e humorit “Apartamenti 2 Xl” në “Vizion Plus”, ku i mëshon ekspozimit të vitheve. E përfshirë në skena humoristike me aktorë të njohur si Erand Sojli, Julian Deda, Albano Bogdo etj., ajo tregon se nuk është aq e thjeshtë për një vajzë si ajo t’u bëjë ballë ngacmimeve. Gjithsesi, ajo nuk e fsheh që pasioni i saj më i madh është të pozojë para aparatit fotografik, pasi forma e mirë fizike është një plus për të, ndaj ofertat më të shpeshta i merr në botën e modës.

eliona

Pyetjes nëse gjen të përbashkëta në fizikun e saj me vithet e Kim Kardashian, ajo përgjigjet: “Kimi edhe mund t’i ketë të bëra, edhe mund t’ia kenë ndryshuar jetën, se mesa di unë nuk është se shquhet për ndonjë talent. Kështu që vithet e mia nuk janë primare në sukseset që kam arritur”.

Edhe pse shumë mund të mendojnë se ajo ndihet perfekte në trupin e saj, pyetjes nëse do të donte të ndryshonte diçka, ajo i përgjigjet: “Absolutisht asgjë. Unë nuk jam perfekte, por ndihem mirë me veten time kështu siç jam”.

1-734-500x555

Së fundi ka deklaruar se mesazhet që i vijnë nga fansat janë të shumta, sa nuk i lexon dot të gjitha, por si propozimin më “funny” do të veçonte atë të tipit: “Të vij të të kërkoj dorën nesër?”. Edhe pse i pëlqen të vishet sport, pyetjes si ndihet e zhveshur i përgjigjet: “Unë kujdesem për trupin tim, dhe kam pozuar me bikini shumë shpesh, për shkak të punës sime si modele. Nuk mund të them ndonjë ndjesi të veçantë”.

Please follow and like us: