Zvicra mposhtet nga Belgjika
Zvicra ka matur forcat me Belgjikën në një ndeshje miqësore në prag të Euro 2016, ku fitues në fund dolën belgët me rezultatin 1-2.
Një supergol i shënuar nga De Bruyne 6 minuta para fundit të takimit i ka dhënë fitoren Belgjikës.
Trajneri i Zvicrës, Petkovic, hodhi në fushën e lojës 5 lojtarë me origjinë shqiptare dhe ishte pikërisht njëri prej tyre autori i goli të parë. Blerim Dzemaili kalon zviceranët në avantazh në minutën e 31.
Megjithatë, Belgjika, një nga favoritët për të fituar Kampionatin Europian, gjeti forca të reagonte dhe arritën të shënojnë dy gola, duke e përmbysur rezultatin.
Lukaku barazoi vetëm 2 minuta pas golit të Dzemailit, ndërsa në fundin e ndeshjes ishte De Bruyne, i cili me anë të një super goli i dha fitoren Belgjikës.
Deri në ndeshjen e parë me Shqipërinë në Euro 2016, Zvicra do të luajë edhe një miqësore me 3 qershor ndaj Moldavisë.