Bullgaria mbyll me gardh metalik kufirin me Turqinë
Bullgaria përfundoi ndërtimin e 35 kilometrave gardh metalik në kufirin me Turqinë. Barriera u ndërtua me qëllim ndalimin emigrantëve të ardhur nga Lindja e Mesme.
Autoritetet vendase thanë se brenda verës së këtij viti, i gjithë kufiri prej 268 kilometrash do të jetë i mbyllur me gardh metalik.