Albspirit

Media/News/Publishing

Ceremoni madhështore në Stamboll me rastin e 563 vjetorit të rënies së Konstandinopojës

Ceremoni madhështore në Stamboll me rastin e 563 vjetorit të rënies së Konstandinopojës. Erdogan: “Ç’punë ka Rusia, SHBA dhe Irani në Siri”

Më 29 maj u mbushën 563 vjet nga pushtimi i Konstandinopojës nga forcat osmane të sulltanit Mehmeti II Fatihu. Me këtë rast, presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, ka urdhëruar një ceremoni madhështore në të cilën kanë marrë pjesë 1 milionë njerëz, siç raporton “Hurriet”. Masat e sigurisë, ekstreme: 9000 policë, pesë helikopterë, një nëndetëse, një fregatë, tre anije të Rojes Bregdetare dhe 27 qenë. U angazhuan 5005 autobuzë për të sjellë njerëzit nga 38 distrikte, 146 tragete, 150 porta sigurie, shoqëruar nga një skenë e jashtëzakonshme. Shkurt, pushtimi i Konstandinopojës regjistrohet thuajse si ditë kombëtare në Turqinë e Erdoganit(http://www.hurriyetdailynews.com/istanbul-marks-1453-ottoman-conquest-of-istanbul-with-grandiose-ceremony.aspx?pageID=238&nID=99825&NewsCatID=341).

Një imam, Salih Turhan, foli në ceremoni duke thënë: “Në emër të mijëra vëllezërve ne kërkojmë që të lejohemi të lutemi brenda xhamisë së Shën Sofisë”, një mesazh i qartë i asaj që Erdogan po përpiqet ta konvertojë në ideologji zyrtare të Turqisë së sotme. Vetë presidenti turk, ka mbajtur një fjalë, ku ka folur për Sirinë, krizën kryesore ku gjendet i përfshirë vendi i tij, njëkohësisht kërcënimi më i madh për sigurinë rajonale. “Ç’punë kanë Irani dhe Rusia në Siri? Ç’punë kanë ushtarët amerikanë në Siri të veshur me të ashtuquajturat simbole të një organizate terroriste”, tha Erdogan, i cituar nga televizioni iranian i lajmeve “PressTv”. Lidhur me SHBA-të, incidenti i referohet simboleve të Njësisë Siriano-Kurde të Mbrojtjes Popullore që ushtarë amerikanë mbanin në uniformat e tyre, duke provokuar incident me Ankaranë. SHBA nuk i cilëson terroristë peshmergatëm në ndryshim nga Turqia që është kundër separatizmit të tyre(http://www.presstv.com/Detail/2016/05/29/468031/erdogan-daesh-syria-takf…).

Ky mesazh i Erdogan evokon trashëgiminë otomane, që e vendos në shpatullat e Turqisë së sotme, duke provokuar tensione. Nuk është çudi pse Erdogan flet për vëllazëri në Ballkan, për të mos thënë që një ditë, nëse diçka nuk ndryshon politika e Jashtme e Turqisë aktuale, të pretendojë edhe të drejta përfaqësimi të ndonjë vendi ballkanik.

Please follow and like us: