Albspirit

Media/News/Publishing

Edukata e nevojshme seksuale për fëmijët

Me rritjen e cilësisë së arsimit, është rritur dhe numri i prindërve që i kushtojnë vëmendje edukatës seksuale ndaj fëmijëve të tyre në adoleshencë. Por shumë prej tyre nuk dinë si t’iu japin fëmijëve këto informacione të rëndësishme seksuale. Në fakt, në faza të ndryshme të fëmijërisë, informacioni mbi edukatën seksuale duhet të jetë i ndryshëm.

Dashuria dhe mbrojtja

Fëmijët shfaqin interes për organet seksuale qysh nga mosha 3-5 vjeçe. Në këtë moshë, ata mund të zbulojnë ndryshimin e organeve seksuale mes djalit dhe vajzës. Fëmijët mund të luajnë me organet e veta seksuale, po ato ndryshojnë nga masturbimi në adoleshencë. Për këtë prindërit nuk duhet të merakosen.

Fëmijët e moshës 6-8 vjeçe përjetojnë Kompleksin e Edip-it

Kompleksi Edipit e ka marrë emrin nga mitologjia greke, prej emrit të mbretit Edip, ku sipas mitit djali i ri vret babain dhe martohet me të ëmën e tij, pa ditur se kush ishin ata.

Për ta zgjidhur këtë konflikt, sipas Frojdit, djali identifikohet me të atin dhe shtyp ndjenjat seksuale për të ëmën. Kjo ka të bëjë me ata fëmijë që zhvillohen në mënyrë normale.

Viktima të Kompleksit të Edipit janë fëmijët, të cilët janë të llastuar nga prindërit, që janë edukuar të besojnë se çdo dëshirë e tyre është ligj dhe që nuk kanë kuptuar kurrë se mund të fitojnë dashuri nëpërmjet përpjekjeve të pavarura të tyre jashtë kufijve të shtëpisë. Kur rriten, këta njerëz qëndrojnë të lidhur me prindërit. Në dashuri nuk kërkojnë një partner të barabartë, por një shërbëtor; dhe shërbëtori, me mbështetjen e të cilit ata janë më të sigurt, është prindi i tyre. Te një fëmijë Kompleksi i Edipit mund të shkaktohet kur nëna e llaston atë dhe e ndalon që të interesohet për njerëzit e tjerë dhe që babai të jetë mospërfillës ose i ftohtë. Të gjitha simptomat e neurozave japin një pamje të lëvizjes së kufizuar.

Themeluesi i psikoanalizës Freud është i mendimit se në këtë periudhë, fëmija do të fillojë dashurinë ndaj personit të parë heteroseksual. Prindërit e tyre mund të bëhen dashuruesit të parë të imagjinuar të fëmijëve. Kjo është faza e rëndësishme e ndriçimit të edukatës seksuale për fëmijët. Ata do të mësojnë metodat e shkëmbimeve dhe jetes së përbashkët me persona të gjinisë së kundërt. Në këtë fazë, fëmijët fillojnë njohjen e rolit të vetë të gjinisë. Prindërit duhet t’i drejtojnë fëmijëve për aktivitete të pavarura, si të bëjnë banjë vetë, të flenë në shtratin e tyre etj.

Në këtë fazë, prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët si të njohin trupin e tyre dhe si të vetëmbrohen. Nga analizat, 85% e sulmeve seksuale ndaj fëmijëve kryhen nga të afërmit dhe vetëm 15% vjen nga personat e panjohur. Këta persona të afërm përfshijnë familjarë, miq të ngushtë, fqinjë, mësues shkollash etj. Prandaj, fëmijët kanë vështirësi që të ndërtojnë konceptin e vetëmbrojtjes ndaj këtyre personave. Duhet t’i ndihmojmë fëmijët që të kenë konceptin e privatësisë dhe të kuptojnë pjesët intime të trupit. Për shembull, nëse të rriturit puthen dhe përqafojnë njëri-tjetrin për të shprehur dashurinë e tyre, këto kontakte janë shprehje normale të miqësisë apo dashurisë për njëri-tjetrin. Por, nuk lejohen kontaktet e personave të rritur ndaj organeve seksuale të fëmijëve.

Prindërit duhet të kuptojnë fëmijët

Mosha 9-11 është faza e fëmijërisë. Kërkesat psikologjike seksuale janë relativisht të qeta. Interesat kryesore të fëmijëve fokusohen kryesisht tek mësimet ose lojërat e ndryshme plot gjallëri. Fëmijët në këtë moshë që kanë informacion të mjaftueshëm të edukatës seksuale marrin pjesë në aktivitete të jashtme.

Mosha 12-15 është faza e zhvillimit para pubertetit. Djali dhe vajza nuk refuzojnë reciprokisht kontaktet mes tyre. Ato fillojnë të pëlqejnë kontakte me gjini të kundërt dhe të gëzojnë bukurinë e tjetrit.

Mosha 15-18 është faza e pubertetit. Trupi dhe sistemi i brendshëm endokrin i fëmijëve do të zhvillohen shumë shpejt. Karkateristikat seksuale bëhen më të dukshme. Tek djemtë dalin qimet, trashet zëri etj, ndërsa tek vajzat nisin menstruacionet dhe rriten gjinjtë. Në këtë moment, do të ndryshojë dukshëm psikologjia seksuale.

Për fëmijët në këto 3 faza, prindërit duhet të ofrojnë mbështetje maksimale:

1.Mund t’u ofrojnë librat përkatëse dhe t’u tregojnë përvojat e veta të rritjes, duke shkëmbyer mendimet në mënyrë të barabarta. Këto shkëmbime mbi informacionet seksuale mund të afrojnë distancën e psikologjisë mes fëmijës dhe prindërve dhe mund të shmangin rrugën e vetëmësimit të fëmijës për fenomenet e rritjes së trupit.

2.Duhet të japin shpjegime të nevojshme pa bërë kritika të ashpra. Adoleshentët nuk refuzojnë kontakte reciproke mes gjinive të kundërta dhe bisin të pëlqejnë qëndrimin me të tjerët. Në këtë fazë, shumë prindër mund të merakosen për veprimet e fazës së hershme seksuale. Prindërit duhet t’u tregojnë në mënyrë të përshtatshme fëmijëve rezultate dhe ndikimet e veprimeve seksuale, për shembull: si shtatzëni e padëshiruar, dëmtim të organeve, trauma psikologjike etj. Mos kritikoni ose shkaktoni panik për konceptin e seksit. Fëmijët në pubertet nuk pëlqejnë autoritet mbi informacionet seksuale. Edukata e papërshtatshme seksuale mund të shtrembërojë konceptin e seksit të fëmijës dhe të krijojë konfuzion ndaj jetës së ardhme seksuale.

3.Ndihmojini fëmijët të vetëmbrohen, duke i lënë të kuptojnë si të vetëmbrohen dhe të përgjigjen për veprimet e tyre.

4.Duhet t’u tregoni fëmijëve se është një fenomen i zakonshëm nëse kanë zgjim të dëshirave seksuale. Në fazën e pubertetit, fëmijët mund të kenë dëshirë për masturbim kanë iluzione seksuale etj. Prindërit duhet t’i ndihmojnë ata të njohin dhe të pranojnë ndryshimet e zakonshme të trupit dhe fenomenet e zakonshme në fazat e rritjes.

Opinionet e drejta mbi edukatën seksuale

Duhet të kuptojmë se edukata seksuale nuk simbolizon inkurajimin e aktiviteteve seksuale. Edukata seksuale është mbi informacionet e gjinisë, të dashurisë, të jetës, të emocioneve, të përgjegjësisë, të moralit. Kjo edukatë favorizon përmirësimin e karakteristikave personale. Prindërit janë mësuesit më të mirë të fëmijës në këtë fushë. Qëndrimet e prindërve ndaj seksit mund të ndikojnë drejtësisht konceptin e seksit të fëmijës. Duhet të njohim dhe përballojmë në mënyrë të drejta këto probleme. Mos shmangni, shtrembëroni, apo fshihni këto informacione të rëndësishme ndaj fëmijës. Duhet t’i ndihmoni ata të rriten të shëndetshëm si fizikisht ashtu dhe nga ana psikologjike.

Please follow and like us: