Egjipti dënon me burg të përjetshëm 36 persona nga Vëllazëria Myslimane
Gjykata egjiptase ka dënuar 36 të pandehur, në mesin e të cilëve është edhe kryetari i Këshillit udhëheqës të Vëllazërisë Myslimane “Muohammed Bedie”, me burgim të përjetshëm
Gazetari i AA’së ka mësuar nga burime gjyqësore se Gjykata Penale dënoi kryetarin e Këshillit dhe 35 të pandehur të tjetër me burgim të përjetshëm për ngjarjet e vitit 2013, të njohura si “ngjarjet në Isamilie”.
Gjykimi në lidhje me “ngjarjet në Ismailia” është kryer kundër gjithsej 105 personave, duke përfshirë 30 prej tyre që u gjykuan në mungesë, shkruan Anadolu Agency.
Përveç 36 të dënuarve me burgim të përjetshëm, 20 persona janë liruar, nëntë persona u dënuan me 10, 15, 20 vite dhe 20 të tjerë u dënuan me nga tre vjet burg.
Please follow and like us: