Funerali në varrin prej betoni ku po rivarroset Shqipëria…
Paralele historike apo Rilindje e Modelit te Bunker-Betonit si nje strategji e suksesshme falimentimi dhe spektakli te Shqiperise dhe shqiptareve?
Nga Avokati Altin Goxhaj
DIKUR VIKTIMA TE SPEKTAKLIT TE BUNKEREVE TE BETONIT…
Ne kohen e Enverit nje nga hallet me te medha te Shqiptareve pervec gjendjes se frikes dhe mungeses se ushqimit ishte strehimi dmth mundesite per nje banese normale! Jetonin 5 veta ne nje dhome e guzhine si qeli te vogla si refugjate siriane ne vendin e tyre! Sepse Shqiperia u mbush cmendurisht me qindra mije bunkere betoni kunder pushtimit imagjinar imperialisto-revizionist-amerikano-sovjetik!
Dhe ky ishte nje Spektakel Orwellian i filozofise ishullore te rrethimit nga armiqte e gjithe globit si strategji Izolimi ne nje Keshtjelle-Burg 28 mije kilometra katrore.
Eshte perllogaritur se sikur te mos ishte ndertuar 9/10 e bunkereve te betonit perkates shqiptaret te pakten s’do te vuanin per strehim! Por ne fakt futja e shqiptareve si sardele ne ato shtepi si kaush burgu ishte pjese e strategjise se shtypjes klaustrofobike si teknike totalitare orwelliane dhe Kadare ka bere nje analize shteruese mbi kete ceshtje madje ka shkruar nje nder novelat e tij me te mira “PIRAMIDA” ku paralelizonte ndertimin e piramidave te Keopsit si nje menyre per te varrosur energjine dhe pasurine e popullit ne nje bllok betoni si nje teknike shtypjeje dhe kontrolli!
Eshte perllogaritur se ndertimi i bunkereve te betonit ishte nje nder faktoret e falimentimit ekonomik te Shqiperise se kohes dhe perkeqesimit te jetes se shqiptareve qe shkrine djersen dhe mundin e tyre ne ate cmenduri absurde dhe pjesa qe la kockat ishin te burgosurit te cilet shfrytezoheshin si skllever per kete qellim. Por edhe numri i te rinjve shqiptare qe ne kohen e ushtrise shfrytezoheshin si skllever per kete qellim dhe lane kockat eshte po aq i madh por nuk binte ne sy se ishte i shtrire ne kohe dhe gjeografi dhe nuk kuptohej.
RILINDJE E VARRIT TE BETONIT KU PO VARROSET EKONOMIA DHE MIREQENIA E SHQIPTAREVE?
Po sot? Sot nje nder instrumentat baze te falimentimit ekonomik te Shqiperise eshte edhe derdhja e parave publike drejt betonizimit te shesheve te gjithe qyteteve me pllaka dhe masive betoni madje edhe duke zhdukur gjelberimin e paket te mbetur duke i kthyer sheshet si hapesira te vdekura dhe aspak permiresuese per cilesine e jetes.
Nderkohe duke konstatuar rrenimin ekonomik nga politikat fiskale dhe renien e fuqise konsumatore ne treg dhe per pasoje absurdin e rritjes se cmimit te apartamenteve (mgjths shume vete duan pa sukses te shesin shtepi e katandi me qellim emigrimin) mireqenia dhe jetesa e nje pjese te shqiptareve po kthehet si ne kohen e falimentimit te komunizmit…
Nese perllogaritet se si investimet publike ne vend qe te shkonin per sherbimet publike dhe hapjen e vendeve te punes u varrosen dhe po varrosen cdo dite drejt fasadave te betonizimit ti e kupton se kemi nje Ribunkerizim te Shqiperise si nje Skenar te varrosjes se parave publike dhe njesoj si ne kohen e Enverit eshte pjese e MEGASKENARIT PER FALIMENTIMIN SOCIAL-EKONOMIK SOROSIAN TE SHQIPERISE!!!