Albspirit

Media/News/Publishing

Hakmerret natyra; ja çfarë pritet të ndodhë…

rrufe

Stuhitë e rrufeve, që i morën jetën të paktën një personi dhe plagosën shumë të tjerë, pritet të vazhdojnë edhe për 3 ditë të tjera nëpër Europën Qendrore. Siç raporton “The Independent”, dëshmitarët thanë se nuk kishte re në qiell përpara se një stuhi verore të godiste një ndeshje futbolli fëmijësh, në Perëndim të Gjermanisë të shtunën e shkuar, duke lënë të plagosur 35 persona, përfshirë arbitrin, i cili pësoi arrest kardiak. Një alpinist, i cili po zbriste nga mali, në Jugperëndim të Polonisë mbeti i vdekur, pasi edhe ai u godit nga rrufeja, ndërsa një 61 – vjeçar nga i njëjti rajon u mbyt për shkak të vërshimit të ujërave.

met-office-storms-2

Ndërsa në Paris, i njëjti mot i papritur, po gjatë ditës së shtunë, la të plagosur 8 fëmijë dhe 3 të rritur, pasi rrufeja ra mbi pemën që ata ishin strehuar. Fëmijët ndodheshin në një park pasi po festonin një ditëlindje. Një grafik i publikuar nga zyra Meteorologjike në Britani tregon se stuhitë po qarkullojnë në Europën Qendrore dhe Perëndimore dhe meteorologët shprehen se ekziston rreziku që këto stuhi të shoqërohen me rrufe, përmbytje dhe era të fuqishme.

Please follow and like us: