Haradinaj: Krenar me nderimin që i bën sot Franca Kadaresë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar nderimin që shteti Francez që po i bënë sot shkrimtarit të njohur shqiptarë, Ismail Kadare.
Haradinaj ka shkruar se Kadare është vlerë e përmasave botërore dhe me veprën e tij e ka lartësuar gjithë kombin.
“Nderimi që Franca i bën shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail, Kadare, është mirënjohje për artin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ismail Kadare, është Nderi i Kombit dhe çmimi “Komandant i Legjionit të Nderit” , të cilin sot ia jep Presidenti Francez, Hollande, na bën krenarë të gjithëve.
Kadare tashmë është vlerë e përmasave botërore në letërsi dhe ai me veprën e tij, e ka lartësuar gjith Kombin.
Për Kadarenë drejt Nobelit!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./A.M.