Albspirit

Media/News/Publishing

Japonezët prodhojnë molekulë ndaj problemeve të pagjumësisë

Shkencëtarët japonezë kanë prodhuar një molekulë, e cila do të reduktojë shqetësimet që lindin pas fluturimeve të gjata (jet lag) dhe efektet negative të punës me turne, të cilat shkaktojnë edhe ndryshime në ciklin 24 orësh në trupin e njeriut.

 

Japonezët prodhojnë molekulë ndaj problemeve të pagjumësisë

Studiuesit e Institutit të Ndryshimit Biomolekular në Universitetin Nagoya pretendojnë se molekulat që kanë prodhuar, rregullojnë nga e para ciklin gjumësi-pagjumësisë duke ndikuar në enzimën CRY, e njohur ndryshe edhe si “proteina sahat”.

Orën biologjike të trupit të njeriut e përcaktojnë 4 proteina kryesore, të njohura me emrat CLOCK, BMAL1, PER dhe CRY, bëjnë të ditur shkencëtarët, ndërsa shtojnë se proteinat PER dhe SRY ciklin ditor e përfundojnë duke bllokuar me radhë proteinat e tjera CLOCK dhe BMAL.

Sipas studiuesve të Universitetit Nagoya molekula që kanë shpikur ata shkurton ciklin biologjik 24 orësh duke ushtruar ndikimin e saj mbi proteinën CRY dhe është shpresëdhënës për zgjidhjen e shumë problemeve që kanë të bëjnë me gjumin.

Please follow and like us: