Junker: I hapur për dialog me Putin
Presidenti i Komisionit Evropian do të takohet me Vladimir Putin gjatë një forumi ekonomik që do të zhvillohet në muajin qershor në Rusi, deklaroi sot një zëdhënës i ekzekutivit evropian, duke mos konstatuar asnjë formë “papajtueshmërie” në lidhje me vendimin e miratimit ose jo të sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës.
Jean-Claude Juncker do të marrë pjesë në datën 16 qershor në një forum ekonomik ndërkombëtar në Shën-Petersburg, në një kontekst tensionesh me Rusinë, nën vazhdën e sanksioneve të miratuara nga BE-ja dhe SHBA-ja prej vitit 2014, në lidhje me konfliktin ukrainas.
Ky takim do të shërbejë si një mundësi e mirë për t’i përcjellë drejtuesve rusë dhe një audience më të gjerë nga perspektiva e BE-së në lidhje me situatën aktuale dhe marrëdhëniet me Moskën”, tha zëdhënësi i Komisionit, Margaritis Schinas, i pyetur mbi këtë çështje.
“Ne jemi në dijeni që presidenti Putin do të jetë gjithashtu i pranishëm në forum dhe besoj se është e qartë se të dy udhëheqësit do të takohen si pjesëmarrës në të njëjtin forum”, vijoi zëdhënësi, dukë lënë të hapur mundësinë e një takimi dypalësh mes Juncker dhe kreut të shtetit rus./