Albspirit

Media/News/Publishing

Medvedev në Armeni: Problemi të zgjidhet me rrugë paqësore

Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvedev, nënvizoi se përleshjet në Karabak nuk duhet të lejohet që të kalojnë në “fazën e nxehtë”.

 

Medvedev në Armeni: Problemi të zgjidhet me rrugë paqësore

Medvedev gjendet për një vizitë zyrtare në Erivan, kryeqytetin e Armenisë ku u takua me homologun armen Hovik Abrahamyan.

“Rusia është aleati i besuar dhe miku i Armenisë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë” tha Medvedev në takim.

Kurse në lidhje me përleshjet në frontin Azerbajxhan-Armeni, tha se problemi i Nagorni Karabakut duhet të zgjidhet me rrugë paqësore ndërmjet palëve.

“Tensioni në rajon është rritur për herë të parë kaq shumë që nga viti 1994. Ne jemi ballë për ballë një çështjeje shumë të vështirë. Tani, ajo që është e rëndësishme është që të mbrohet kontakti paqësor” tha Medvedev.

Ai u shpreh se vendi i tij është i gatshëm për të qenë ndërmjetësues për zgjidhjen e problemit të Karabakut.

“Grupi MInsk i OSBE-së, është mekanizma e vetme e vlefshme për zgjidhjen e problemit. Rrugët e zgjidhjes nuk duhet ti kërkojnë ushtarët por diplomatët” tha Kryeministri i Rusisë i cili shtoi se përleshjet në Karabak nuk duhet të lejohet që të kalojnë në “fazën e nxehtë”.

Please follow and like us: