Këto foto fantastike i dedikohen si një letër dashurie, qytetit që nuk fle kurrë, New York-ut. Duke treguar arsyen se përse ai është një nga qytetet më magjepsëse të Amerikës dhe që vizitohet nga mbi 10 milion turistë çdo vit. Foto janë bërë për revistën “National Geographic Traveler”, duke treguar burimet e pashtershme të këtij qyteti, që nga qiellgërvishtësit, e deri tek skenat në metro. Fotot e jashtëzakonshme tregojnë disa nga pikat më të njohura të këtij qytetit, si “Manhattan Bridge” në një foto spektakolare gjatë natës, ndërtesat e famshme, por dhe rrugët e tij. Një moment i jashtëzakonshëm është ai i kapur nga fotografi Michele Palazzo, kur rrugët e New Yorku-ut janë krejtësisht bosh. Shkrepjet janë pjesë e një konkursi vjetor, që vlerëson fotografitë më të mira të udhëtimeve në botë.