Nikoliq: Serbia mund të jetë mbështetëse e Kinës në Evropë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, tha sot se vendi i tij mund të bëhet mbështetëse e Kinës në Evropë dhe partnere e saj i rëndësishëm për të ardhmen.
Këto komente ai i ka bërë në bisedë me udhëheqësin e Qendrës për hulumtime të zhvillimit të qeverisë së Kinës, Li Vei, në Beograd.
Siç është kumtuar pas këtij takimi, Nikolliq i ka thënë zyrtarit kinez se e ka gëzuar mbështetja e Kinës për kandidatin e Serbisë për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq.
Zoti Li tha se shpreson se do të ketë angazhim maksimal në mënyrë që potencialet e dy vendeve në tërësi të shfrytëzohen.
Please follow and like us: