Një televizion shqiptar ka 2 video intime të një qeveritari të lartë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se një televizion shqiptar ka dy video intime të një qeveritari të lartë. I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Berisha tha se “qytetari dixhital” e ka informuar që shumë shpejt do të publikohen video seksi të zyrtarëve të larë të qeverisë.
“Unë kam një ligj që bëj publike vetëm videot politike. Por ama edhe jeta private e personave publikë unë besoj bën pjesë tek interesi publik. “Qytetari dixhital” më thotë se TV-të kanë video të tjera. Unë i besoj “qytetarit dixhital”. Ai më thotë se ka 1 ose dy video të tjera. Janë video të skandalit seksual dhe unë kam besim se TV-të do t’i nxjerrin ato” – tha Berisha, ndërsa nuk preferoi të jepte detaje lidhur me emrin e televizionit apo emrat e zyrtarëve.