Albspirit

Media/News/Publishing

Paketa greke për pajtim përballet me përplasje në distancë të dy MPJ-ve

bushati1Nga Edison Kurani

edison kuraniMinistri i Jashtëm Grek Nikolaos Kotzias, po lufton fort që të sigurojë një marrëveshje të plotë me Shqipërinë, duke përgatitur një paketë propozimesh që ai thotë se i hapin rrugën pajtimit për shumë çështje që janë akumuluar që pre vitit 1996 kur u nënshkrua nga Tirana dhe Athina, Traktati i Miqësisë.

Tani, shkopinjtë nën rrota, më së shumti duket se po i vë ajo që njihet gjerësisht si çështja çame.

Vetëm pak orë pasi MPJ greke publikoi të dhëna se z.Kotzias kishte përgatitur një paketë të plotë propozimesh që do t’ia paraqiste brenda majit palës shqiptare, nga kjo e fundit vijnë sinjale të qarta pakënaqësie dhe qortimi.

IBNA Kotzias Bushati2Pasi z.Kotzias publikoi se paketa përmban disa çështje ku përfshin dhe të drejtat mbi pronën të shqiptarëve në Greqi dhe grekëve në Shqipëri, MPJ shqiptar, Ditmir Bushati, dha një intervistë e cila dukej më shumë si një mesazh për Athinën: Duam pjesë të paketës, çështjen çame.

Në fakt, ndonëse termi çam nuk është përmendur në ato pak fjalë që janë thënë për paketën Kotzias (paketa e plotë dhe detajet nuk janë publikuar), në draft thuhet qartazi se propozohet “zgjidhja e çështjeve pronësore që ekzistojnë në të dy anët e kufirit” (lajmin e plotë mbi paketën Kotzias e gjenikëtu).

Me intervistën që z.Bushati dha javën e kaluar, i hapi rrugë ftohjes së mëtejshme të marrëdhënieve që janë aktualisht ndër më të ftohtat në këto dy dekada.

Për të intensifikuar këtë ftohje, ka kontribuar orët e fundit edhe MPJ greke. Ajo ka bërë të qartë, duke e servirur në median e Athinës, faktin se për ta. Nuk ekziston një çështje çame.

Qëndrimi i MPJ greke është i prerë dhe vjen si përgjigje në distancë ndaj deklaratës së Bushatit se kemi një çështje çame për të zgjidhur. Z.Bushati tha se “adresimi i çështjes çame, si një çështje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, në përputhje me standardet ndërkombëtare, do t’i shërbente shumë klimës së besimit ndërmjet dy vendeve”.

Pas këtij qëndrimi, erdhi dhe përgjigjja e Athinës: “Një çështje çame nuk ekziston dhe risjellja e përsëritur e një çështjeje inekzistente nga autoritetet zyrtare shqiptare nuk u shërben marrëdhënieve tona dypalëshe”, – thuhet në qëndrimin e MPJ greke, në përgjigje të kërkesës së mediave në Greqi, për një qëndrim mbi deklaratën e Bushatit për përqendrim bisedimesh Tiranë-Athinë, sidomos në çështjen çame.

Nga MPJ greke madje bëhet edhe një historik për luftën dhe mënyrën sesi Athina e sheh çështjen çame. “Gjatë pushtimit nga ana e forcave të Boshtit, çamët kanë bashkëpunuar me pushtuesit fashistë dhe nazistë dhe janë larguar me nismën e tyre nga Epiri, me grupe, e përfundimisht duke ndjekur forcat e armikut”.

***

KotziasNë këtë pikë, ajo që pritet të sqarojë shumë gjëra, është vizita treditore që z.Kotzias ka konfirmuar zyrtarisht se do të realizojë në datat 5 deri 7 qershor 2016 në Shqipëri.

Në këtë takim , do të diskutohet paketa e propozimeve, e cila sipas burimeve të NOA.al në MJP e dy vendeve, i është dorëzuar prej ditësh palës shqiptare.

Nuk dihet sesi do të përputhen palët në qëndrimet e tyre për paketën, por ajo mund të jetë edhe një hap i madh dhe final për t’i dhënë fund gjendjes “pezull” të marrëdhënieve mes dy vendeve. Sepse marrëdhëniet e shkëlqyera realizohet ekzistojnë vetëm në deklarata formale dhe shabllone të zyrtarëve të dy vendeve, kryesisht në takime korteziale.

Please follow and like us: