Pakistani konfirmon vdekjen e liderit taliban
Ministria e Brendshme e Pakistanit ka thënë se testet e ADN-së kanë konfirmuar se udhëheqësi i talibanëve afganë, Mullah Akhtar Mansur, është vrarë nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara brenda territorit pakistanez.
Trupi i Mansurit është djegur keq nga sulmi, i cili ka qëlluar makinën me të cilën ka udhëtuar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe zyrtarët afganë kanë konfirmuar tashmë vdekjen e Mansurit më 21 maj.
Por, Isalmabadi ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë pa marrë rezultatet e testeve të ADN-së.
Talibanët kanë emëruar lider të ri Haibatullah Akhundzadan, por disa fraksione militante kanë refuzuar ta mbështesin atë.
Please follow and like us: