Pishina më e madhe me ujë deti në Britaninë e Madhe

Pishina më e madhe me ujë deti në Britaninë e Madhe është rihapur këtë fundjavë pas një rinovimi që kushtoi 3 milionë paund.
Pas dëmtimeve që pësoi nga stuhitë në vitin 2014, pishina Jubilee në Penzance, Cornwall është populluar nga pushues të cilët kanë shijuar rrezet e diellit.
Jubilee, që kur është hapur në vitin 1935, është pishina më e madhe në vend dhe planifikon që në ardhmen të ngrohet me energji gjeotermale.
Ajo është dizenjuar në fillim të viteve 1930 nga inxhinjeri Kapiteni F Latham.
Please follow and like us: